E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sëmundja e kancerit i mori nënën/Diplomatia amerikane përlotet gjatë konferencës në Shqipëri
Politikë

Sëmundja e kancerit i mori nënën/Diplomatia amerikane përlotet gjatë konferencës në Shqipëri

Në një takim të zhvilluar me ambasadorë dhe diplomatë të vendeve të BE në Shqipëri, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones iu ka bërë thirrje politikanëve shqiptarë që të ulen në dialog.

Leyla Moses-Ones, kërkoi që politika të gjejë rrugën e zgjidhjes. E përlotur ajo tregoi se ka humbur nënën nga kanceri, dhe apeloi që gratë të diagnostifikohen në kohë.

Diplomatët janë qenie njerëzore do doja të ndaja diçka thellësisht personale 12 vjet më parë në këtë muaj humba nënën time për shkak të kancerit. Ne e dimë se diagnoza e kancerit është tragjike për familjen, asnjë punëdhënës nuk duhet të ndëshkojë gratë që luftojnë më ketë sëmundje të tmerrshme.
Studimi i bërë publik tregon mundësi për drejtuesit e Shqipërisë të punojnë bashkë për situatën e grave në Shqipëri, veçanërisht atyre me kancer në gji. Shpresoj që kjo do të jetë një fushë e përbashkët ku ju drejtuesit e politikës në Shqipëri të mblidheni bashkë. Kur ju të bashkoheni në të mirë të publikut, do ta drejtoni këtë vend me frymëzim, ju gratë mund të jepini shembuj për të ardhmen dhe kolegët tuaj meshkuj. Koha është tani mundësia është këtu, udhëheqësit duhet të punojnë bashkë për të dhënë shembull për shqiptarët, ndoshta edhe reformën zgjedhore. Të gjitha këto janë të mundura me bashkim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.