E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SENATI AKADEMIK I UNIVERSITETIT TË ARTEVE VENDOS TË MBËSHTESË PROTESTËN E STUDENTËVE (ZBARDHET PIKAT E MIRATUARA UNANIMISHT)
Lajme

SENATI AKADEMIK I UNIVERSITETIT TË ARTEVE VENDOS TË MBËSHTESË PROTESTËN E STUDENTËVE (ZBARDHET PIKAT E MIRATUARA UNANIMISHT)

Senati Akademik i Universitetit të Arteve mbështet protestën e studentëve.

 

Senati Akademik ka zhvilluar sot një mbledhje ku në mënyrë unanime është vendosur të mbështeten të gjitha kërkesat e studentëve protestues, prej 9 ditësh, tashmë.

Kështu, senati vendosi:

“1. Të mbështesë kërkesat e formuluara nga studentët.

2. Të mbështesë si të nevojshme përgjysmimin e tarifave të shkollimit dhe t’i kërkojë Bordit të Administrimit përllogaritjen e efektit financiar për UART.

3. Senati Akademik i UART merr përsipër me përgjegjësi përfshirjen e të gjitha mekanizmave financiarë, materialë dhe proceduralë për të garantuar transparencë maksimale dhe realizimin e tyre brenda vitit akademik 2018-2019, të të gjitha hapave të duhura drejt një arsimimi artistik cilësor, etikës në krijimtari e kërkim shkencor, por dhe përfshirjes direkte të studentëve,.

4. Senati Akademik i UART mer përsipër përfshirjen në statut dhe rregulloret e brendshme të institucionit, kodifikimin e rregullave të qarta që do të garantojnë pjesëmarrjen e nevojshme të studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare.

5. Senati Akademik i UART mer përsipër të ngrejë një grup të përbashkët pune, pedagogë dhe studentë, për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura dhe çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UART”.

Ende nuk ka dialog mes kryeministrit Rama dhe studentëve ndërsa Presidenti Meta ndërkaq, ka kthyer në Kuvend buxhetin 2019 duke i dhënë kështu mbështetjen e tij studentëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.