E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Serbia lëshon urdhër-arrest për gazetarin shqiptar
Lajme

Serbia lëshon urdhër-arrest për gazetarin shqiptar

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 11 tetor në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në qytetin e Leskovacit. Përballja mes dy skuadrave ishte parashikuar fillimisht të luhej në Beograd, por është zhvendosur për arsye sigurie.

Megjithatë, një mungesë e rëndësishme në stadium do të jetë ajo e gazetarit të njohur sportiv, Arlind Sadiku, i cili nuk do të jetë prezent për të raportuar nga vendngjarja. Vetë Sadiku ka bërë të ditur se nuk mund të udhëtojë në Serbi, pasi ndaj tij ekziston një urdhër-arrest nga autoritetet serbe.

“Jam interesuar përmes institucioneve serbe, përmes shqiptarëve që kemi në Luginën e Preshevës. Megjithatë, më është konfirmuar se ka një urdhër-arrest ndaj meje, kështu që nuk do të më lejohet të udhëtoj,” – deklaroi ai në një paraqitje televizive në Kosovë.

Zhvendosja e ndeshjes nga kryeqyteti serb në Leskovac, si dhe ndalimi i hyrjes për një gazetar shqiptar, janë tregues të tensioneve ende të pranishme mes dy vendeve, që reflektohen edhe në arenën sportive.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.