E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SERIA A/ Fiorentina  mund Napolin në “Armando Maradona”
Lajme

SERIA A/ Fiorentina mund Napolin në “Armando Maradona”

“Blutë” e Napoli kanë pësuar një humbje shokuese mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Diego Armando Maradona” janë mundur me rezultatin 1 me 3, nga “violët” e Fiorentina, në përballjen e vlefshme për javën e 8 të Serie A.

Golat e Josip Brekalo, Giacomo Bonaventura e Nicolas Gonzalez, në minutat 7’, 63’ e 93’ “eklipsuan” golin e “bomberit” nigerian, Victor Osimhen, duke i “dhuruar” humbjen e parë të këtij sezoni kampionëve në fuqi të Italisë.

Me këtë rezultat, Fiorentina ngjitet në vendin e 4-t në renditje me 17, duke parakaluar pikërisht “blutë” e Napoli, të cilët ndodhen 1 vend poshtë “violëve”, teksa deri më tani kanë arritur të grumbullojnë vetëm 14 pikë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.