E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Lajme

Sërish lëkundje tërmeti në Durrës

Një tjetër tërmet ka goditur vendin ditën e sotme. Sipas IGJEUM lëkundja ishte e forcës 3.6 ballë, me thellësi 30 kilometër dhe me epiqendër në detin Adriatik, 6 kilometër në veri të Durrësit.

Ndërkohë, lëkundje të lehta tërmeti, 2.3 ballë, janë ndjerë edhe ditën e djeshme. Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundjet ishin me epiqendër po në detin Adriatik, me thellësi 45 kilometër

 

Një javë më parë vendi u godit nga dy lëkundje të fuqishme tërmeti, 5.8 dhe 5.6 ballë, të cilët shkaktuan frikë dhe panik tek qytetarët.

Si pasojë e lëkundjeve pati dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa u plagosën lehtë dhjetëra persona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.