SËRISH NDRYSHIME, JA KUSH EMËROHET DREJTOR POLICIE NË SHKODËR
Sërish ndryshime në radhët e policisë së shtetit.
Kështu, ditën e sotme është emëruar në krye të drejtorisë së policisë në Shkodër, Vehbi Bushati. Bushati zëvendëson kështu Gjovalin Lekën i cili tashmë ka marrë postin e drejtorit të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Tiranë.
Kush është Vehbi Bushati:
Drejtori i ri i Shkodrës, ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef komisariati në disa rrethe të vendit, zv.drejtor dhe drejtor në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë, Vlorë. Gjithashtu, Bushati ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si Drejtori i Krimeve. Së fundmi, prej më shumë se 4 vjetësh mban detyrën e zëvendësdrejtorit të drejtorisë së Antiterrorrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



