E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sfida e re diplomatike për Gjermaninë: Çështja “Beleri”
Lajme

Sfida e re diplomatike për Gjermaninë: Çështja “Beleri”

Për shtetin grek tashmë ka një tjetër sfidë diplomatike, ajo me Gjermaninë, e cila lidhet me mbështetjen që kjo e fundit i dha Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull raporteve jo fort të mira mes kryeministrit Mitsotakis dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

Shkrimi i plotë

Me zbutjen e tensioneve greko-turke të zyrtarizuar nga takimi i fundit midis Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Greqia tani duhet të merret me aktivizmin gjerman për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Gjermania ka marrë si mësimin e saj kryesor nga pushtimi rus në Ukrainë se përpjekja shumë e madhe për të akomoduar Rusinë dhe të tjerët brenda Bashkimit Evropian (Hungaria, për shembull), një shenjë dalluese e viteve të kancelares Angela Merkel, ishte një gabim. Për ta korrigjuar atë, Berlini tani duket i gatshëm të heqë dorë nga unanimiteti, të paktën në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Dhe nëse anashkalimi i obstruksionizmit hungarez, ose hapja e një rruge drejt anëtarësimit të Ukrainës në BE, janë të mirëseardhura, shtytja e Gjermanisë për pranimin e Shqipërisë, pavarësisht burgosjes së vazhdueshme të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka çuar në përplasjen e Mitsotakis me kancelarin Olaf Scholz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.