E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shahini për helmimin e gjimnazistëve: E patolerueshme, do marrim masat e nevojshme
Publik News

Shahini për helmimin e gjimnazistëve: E patolerueshme, do marrim masat e nevojshme

Ministrja e Arsimit besa Shahini ka shkuar në Fier për të parë nga afër gjendjen e gjimnazistëve.

Në një prononcim për mediat pasi vizitoi nxënësit, Shahini deklaroi se situata është e patolerueshme dhe se do të merren masat që mos të përsëritet më.

“ Kjo ka lidhje me një pajisje te përdorur nga nxënësit, edhe herën e parë edhe tani. Kanë dashur të bëjnë një sherr në shkollë herën e kaluar , por kjo tani është e patolerueshme , do marrim masat e nevojshme, do gjejmë ata që e bënë , do shohim kamerat dhe çdo gjë tjetër. Do marrim masa që mos të përsëritet më. Shkolla do të marrë masa ndaj nxënësve, për më tepër do flasë policia. Do kemi më shumë oficerë policie dhe më shumë kamera në shkollë”, tha Shahini.

Dhjetëra nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme u dërguan sot me urgjencë mesditën e së mërkurës si pasojë e problemeve në rrugët e frymëmarrjes. Burime brenda spitalit bëjnë me dije se në ambientet e shkollës është spërkatur me “gaz piper”.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që përsëritet e njëjta situatë. Herën e parë në spitalin e Fierit morën ndihmë mjekësore 7 nxënëse dhe 3 punonjëse, ndërsa sot numri i personave të dëmtuar, kryesisht nxënëse është disa herë më i madh, ndërkohë që zyrtarisht deklarohen vetëm 30.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mbarim të pushimit të madh në ambientet e brendshme të gjimnazit. Dhjetëra ambulanca transportuan me shpejtësi personat e dëmtuar ndërkohë që spitali i Fierit kërkoi ndihmë nga materniteti për infermierë dhe barrele.

Pjesa më e madhe e personave me probleme shëndetësore janë larguar nga mjediset e spitalit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Në ambientet e spitalit të Fierit ndodhen shumë forca policore për shkak edhe të kaosit që mbizotëroi në çastet e para pas ngjarjes ku edhe prindërit u dyndën në shkollë për të kërkuar fëmijët e tyre. Vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.