SHAKIRA NË TELASHE ME DREJTËSINË SPANJOLLE, PËR ÇFARË AKUZOHET KËNGËTARJA
Këngëtarja shumë e njohur Shakira është në telashe me drejtësinë spanjolle. Mësohet se prokurorët spanjollë kanë ngritur një akuzë ndaj saj, sepse ka dështuar të paguajë 14, 5 milionë euro tatime në vendin ku luan futboll partneri i saj.
Akuzat u ngritën në rajonin e Katalonisë, ku këngëtarja është prezente shumë shpesh për të ndjekur ndeshjet e futbollit të ekipit të Barcelonës, pjesë e të cilit është partneri saj,Gerard Puqie.
Sipas Reuters, prokurorët thanë se Shakira nuk pagoi tatimet gjatë kohës sa ka jetuar në Spanjë, gjatë viteve 2012- 2014.
Përfaqësuesit e këngëtarës thanë se ajo nuk jetonte në Spanjë deri në vitin 2015, dhe se ajo ka përmbushur të gjitha obligimet tatimore ndaj Spanjës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



