Shantazhi i kreut të SHISH ndaj ‘Pamfleti’-t, reagon Shoqata e gazetarëve Europianë: Kjo është e rëndë, të nisin urgjent hetimet!
Shoqata e gazetarëve Europianë, ka dënuar dhe dënon kërcënimet ndaj gazetarit Gjergj Zefi.
Shoqata e gazetarëve Europianë shprehet se ky shantazh është i papranueshëm dhe se policia e shtetit duhet që urgjentisht të fillojë një hetim dhe të vendosë para përgjegjësisë personat që janë përfshirë.
Sipas kësaj shoqate, e bën më urgjente hetimin e plotë fakti që në lajmin e publikuar nga Pamfleti, dalin emrat e 2 vëllezërve të akuzuar për trafik droge.
“Shoqata e gazetarëve Europian, dënon kërcënimet ndaj gazetarit Gjergj Zefi!
Shoqata e gazetarëve Europian seksioni shqiptar, shpreh shqetësim për kërcënimet ndaj gazetarit dhe drejtuesit të portalit Pamfleti Gjergj Zefi. Kërcënimet ndaj tij, vijnë si pasojë e publikimit të një lajmi, në ushtrim të detyrës së tij.
Kërcënime të tilla që vijnë si pasojë e punës së gazetarit Zefi janë të papranueshme dhe shumë të rënda, AEJ Shqipëri i bën apel policisë së shtetit që urgjentisht të fillojë një hetim dhe të vendosë para përgjegjësisë personat që janë përfshirë.
Ndërkohë në lajmin e publikuar nga Pamfleti, dalin emrat e 2 vëllezërve të akuzuar për trafik droge me numër gjithashtu, çfarë e bën urgjente hetimin e plotë. AEJ Shqipëri do të informojë edhe platformat europiane për lirinë e medias.”-thuhet në reagimin e Shoqatës së gazetarëve Europianë.
Kujtojmë se një vit më parë, drejtuesi i Pamfletit, Gjergj Zefi u përball me një atentat para redaksisë, e akoma sot fajtorët, por dhe urdhërdhënësit janë të lirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



