E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shantazhoi lojtarin e Milanit, këngëtarja shqiptare rrezikon burgun
Uncategorized

Shantazhoi lojtarin e Milanit, këngëtarja shqiptare rrezikon burgun

Kërkoi 250 mijë euro për të mos treguar në media për një abort që nuk kishte ndodhur asnjëherë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Anita Latifi rrezikon dënimin deri me burg nga gjykatat gjermane në betejën gjyqësore mes saj dhe futbollistit e Milanit, Hakan Çalhanoglu.

Mes tyre ka patur një romancë në periudhën kur lojtari luante për Hamburgun.

Sipas dëshmive dhe provave të marra nga gjykata, Latifi ka telefonuar pas ndarjes përmes një personi tjetër përfaqësuesit e futbollistit duke i kërkuar shumën në fjalë në këmbim të heshtjes në media për abortin e fëmijës.

Në fakt, gjykata thotë se nuk është provuar në asnjë moment që Anita Latifi të ketë ngelur ndonjëherë shtatzënë me Çalhanoglu.

Vetë lojtari ka pranuar se ka patur marrëdhënie me këngëtaren, por thotë se “është treguar i kujdesshëm”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.