E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shantazhonin një vajzë dhe i merrnin paratë, Policia u ngre kurth dy kushërinjve, prangoset njëri
Publik News

Shantazhonin një vajzë dhe i merrnin paratë, Policia u ngre kurth dy kushërinjve, prangoset njëri

Afrim Kurti ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i tij Dëfrim Kurti. Të dy këta persona i merrnin para një vajze duke e shantazhuar se do i publikonin videot intime.

Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, ka shkuar në Polici dhe ka bërë kallëzim për dy kushërinjtë. Një prej tyre, Dëfrimi, ishte i lidhur me vajzën dhe i kishte marrë asaj telefonin. Me ndihmën e të resë, efektivët e Policisë së Tiranës u kanë ngritur kurth dy kushërinjve dhe kanë lënë një pikëtakim për t’i dhënë sasinë e parave, raporton gazetarja Dorjana Bezat.

I pari që ka mbërritur për të marrë paratë ka qenë Afrim Kurti. Menjëherë, në drejtim të tij kanë shkuar efektivët e Policisë dhe e kanë prangosur, ndërsa në kërkim është shpallur kushëriri i tij Dëfrimi.

Por Dëfrim Kurti nuk është një emër i panjohur për Blutë e Tiranës. Në vitin 2019 ai është arrestuar pasi akuzohej se kishte vrarë shoferin Arben Gjeci, sepse ky i fundit kishte lidhje me bashkëshorten e Kurtit, Elida Canin. Por më vonë, u zbulua se vrasjen e kishte kryer vëllai i Elidës, kunati i Dëfrimit, për të vënë në vend nderin e familjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.