E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shantazhonte vajzat me foto intime për t’i zhvatur, arrestohet në Durrës duke tërhequr paratë
Publik News

Shantazhonte vajzat me foto intime për t’i zhvatur, arrestohet në Durrës duke tërhequr paratë

Një djalë 26-vjeç nga Durrësi, që vazhdimisht zhvaste para nga vajzat që i shantazhonte se do t’u publikonte fotot intime në rrjetet sociale, u arrestua në një pikë transferimi parash pikërisht në momentin kur por tërhiqte paratë që ia kishte dërguar një vajzë viktimë.

Ishte Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit që ndërmori ndaj tij operacionin e koduar “Pagesa e fundit”.

Gjatë operacionit e vuri në pranga 26 vjeçarin e shpallur në kërkim M. K me banim në Durrës.

Ishte ë kërkim pasi Gjykata e Rrethit Durrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij  për “shtrëngim me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”.

26-vjeçari në mënyrë të përsëritur, duke e shantazhuar dhe kanosur një vajzë se do t’i publikonte fotografitë intime në rrjetet sociale, i kërkonte shuma të ndryshme parash.

Gjatë kapjes nga Policia, ai ishte pikërisht duke tërhequr paratë nga një pikë transferimit të parave, që u sekuestruan si provë kundër tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.