E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shapka kundër Berishës: Pamjet virale që po pushtojnë rrjetet sociale
Lajme

Shapka kundër Berishës: Pamjet virale që po pushtojnë rrjetet sociale

Një grua e moshuar është kthyer në ‘hit’ në rrjetet sociale për reagimin e saj të pazakontë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Pamjet, të cilat janë shpërndarë me shpejtësi në platforma të ndryshme online, kanë ngjallur reagime të shumta për mënyrën e drejtpërdrejtë me të cilën ajo shpreh pakënaqësinë e saj.

Në video, momenti kulmor vjen në çastin kur Berisha nis fjalimin gjatë protestës së zhvilluar të shtunën.

Teksa pamjet transmetohen në televizor, e moshuara i afrohet ekranit dhe fillon ta godasë me shapka, duke shpërthyer në thirrje kundërshtuese.

“Ik se na mërzite”, dëgjohet të thotë ajo, në një reagim spontan që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Videoja tregon qartë se gruaja nuk fsheh aspak qëndrimin e saj kritik ndaj kreut të opozitës, i cili organizoi protestën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pamjet janë bërë virale brenda pak orësh, duke u shoqëruar me komente, ironi dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj episodit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.