SHBA konfirmon ambasadorin e ri në Shqipëri, Eric Wendt
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt si ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka uruar Wendt për detyrën e re, duke bërë të ditur se ai pritet të mbërrijë së shpejti në Tiranë.
“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.
Sipas Ambasadës së SHBA-së, Wendt do të angazhohet në Shqipëri në mbështetje të vizionit të Presidentit amerikan Donald Trump për forcimin e sigurisë së përbashkët dhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Ambasada thekson se një tjetër prioritet i ambasadorit të ardhshëm do të jetë puna për një NATO më të fortë, si dhe promovimi i marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane.
Emërimi i Wendt vjen në një moment kur marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe roli i Shqipërisë në NATO mbeten në fokus të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Me mbërritjen në Tiranë, Eric Wendt pritet të marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



