SHBA kritika të ashpra për amnistinë fiskale! Escobar: I kemi ndarë shqetësimet tona me qeverinë!
Do të kemi dialog të hapur për pasojat
Pas Bashkimit Europian, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur kritika të ashpra sa i takon draftit të qeverisë për amnistisë fiskale.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, i dërguari i posaçëm I SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar deklaroi se edhe Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime dhe I kanë diskutuar ato me qeverinë.
Ajo i bëri thirrje qeverisë të dëgjojë kritikat dhe sugjerimet ndërsa shtoi se do të kenë një dialog të hapur për pasojat e saj.
“Po edhe ne kemi disa shqetësime. I kemi diskutuar me qeverinë e Shqipërisë. Do i bëja thirrje qeverisë të dëgjojë këto thirrje. Nuk dua t ëhy në thelbin e diskutimeve por ne do të kemi një dialog të hapur se kush do të ishin pasojat”, deklaroi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



