E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA/ Nis shpërndarja e 5.9 milionë dozave të vaksinës Moderna
Bota

SHBA/ Nis shpërndarja e 5.9 milionë dozave të vaksinës Moderna


Në SHBA nisën për t’u dërguar sot doza të vaksinës kundër COVID, Moderna. Shpërndarja e vaksinës Moderna në institucionet shëndetësore të vendit do të plotësojë operacionin e nisur javën e kaluar me vaksinën Pfizer.

Shihet se numri i dozave të marra nga Moderna në SHBA janë më të mëdha sesa dozat që janë marrë nga Pfizer, përkatësisht janë shifrat: 5.9 milionë vaksina nga Moderna dhe 2 milionë doza nga Pfizer.

Dje, kompania Moderna i transportoi vaksinat e para nga fabrikat e saj të prodhimit në Bloomington të shtetit Indiana për në magazinat e operuara nga firma McKesson për t’u paketuar në kontejnerë dhe për t’u ngarkuar në kamionë.



Shpërndarja e vaksinës Moderna do të zgjerojë ndjeshëm mundësinë e njerëzve për t’u imunizuar ndërkohë që vdekjet e shkaktuara në SHBA nga koronavirusi arritën në më shumë se 310,000 javën e kaluar, 11 muaj pas rasteve të para të konfirmuara në vend.

Disa shtete amerikane kanë zgjedhur Modernën për zonat rurale, sepse kjo vaksinë mund të ruhet për 30 ditë në frigoriferë me temperaturë standarde. Ndërsa vaksina Pfizer duhet të transportohet dhe ruhet në -70 Celsius dhe mund të mbahet vetëm për pesë ditë në temperaturat standarde të frigoriferit.

Dozat e para po u jepen profesionistëve të shëndetit. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të vendosin tani se cila do të jetë kategoria e radhës që do të vaksinohet. Kategoritë që po shqyrtohen janë punonjësit e domosdoshëm, personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje ekzistuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.