E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA: Nuk i takon Rusisë të vendosë nëse Finlanda bëhet pjesë e NATO-s apo jo
Lajme

SHBA: Nuk i takon Rusisë të vendosë nëse Finlanda bëhet pjesë e NATO-s apo jo

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka deklaruar se nuk i takon Rusisë të vendosë nëse Suedia dhe Finlanda duhet t’i bashkohen NATO-s apo jo. Këtë deklaratë Kirby e bëri pas qëndrimit të presidentit rus Vladimir Putin i cili paralajmëroi se Finlanda po gabohet me anëtarësimin e saj në NATO.

Ndërkaq, vetë presidenti i Finlandës ka konfirmuar se vendi i tij do të aplikojë zyrtarisht për t’u bërë pjesë e NATO-s.  Po ashtu edhe Suedia është afër anëtarësimit në aleancën ushtarake, ndërsa ministrat e Jashtëm të bllokut vazhdojnë bisedimet në Berlin.

Më herët, presidenti i Finlandës Sauli Niinisto deklaroi se anëtarësimi në NATO i vendit të tij nuk do të ndryshonte gjeografinë dhe se Finlanda do të kishte ende një kufi të madh tokësor dhe detar me Rusinë.

Ndërkaq, presidenti i Finlandës pati një bisedë me Vladimir Putin ditën e djeshme gjatë së cilës lideri rus iu drejtua se Finlanda do të gabohej nëse i bashkohej NATO-s. Por nga ana e tij, presidenti i Finlandës nuk dyshon se Rusia është e gatshme të vazhdojë me qasjen agresive të saj teksa solli në vëmendje shembullin e Norvegjisë,  tashmë anëtare e NATO-s dhe në kufi me Rusinë ndërsa mban marrëdhënie me Moskën.

1

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto ka deklaruar se anëtarësimi në NATO i vendit të tij nuk do të ndryshonte gjeografinë dhe se Finlanda do të kishte ende një kufi të madh tokësor dhe detar me Rusinë.

Ndërkaq, presidenti i Finlandës pati një bisedë me Vladimir Putin ditën e djeshme gjatë së cilës lideri rus iu drejtua se Finlanda do të gabohej nëse i bashkohej NATO-s.

Por nga ana e tij, presidenti i Finlandës nuk dyshon se Rusia është e gatshme të vazhdojë me qasjen agresive të saj teksa solli në vëmendje shembullin e Norvegjisë,  tashmë anëtare e NATO-s dhe në kufi me Rusinë ndërsa mban marrëdhënie me Moskën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.