E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA përshëndet miratimin e “5 Qershorit”: Gjithëpërfshirja të bëhet normë për çdo akt të rëndësishëm kombëtar
Publik News

SHBA përshëndet miratimin e “5 Qershorit”: Gjithëpërfshirja të bëhet normë për çdo akt të rëndësishëm kombëtar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes për reformën zgjedhore të arritur në 5 qershor, pas punës disa mujore të Këshillit Politik.

SHBA thekson se marrëveshja e 5 qershorit u arrit në mënyrë gjithëpërfshirëse, ndaj edhe bën thirrje që gjithëpërfshirja të jetë normë për çdo akt të rëndësishëm kombëtar.

SHBA fton Këshillin Politik të diskutojë reformat e mëtejshme zgjedhore me pjesëmarrjen në mirëbesim të të gjitha palëve politike.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike,” thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Kujtojmë se puna e Këshillit Politik rinisi pas vendosmërisë së mazhorancës për të kaluar në 30 korrik me votë në Kuvend dy ndryshime kushtetuese, atë të hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve parazgjedhore, ku kjo e fundit kundërshtohet nga koalicioni i opozitës jashtëparlamentare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.