E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA teston “Penetrator” / Bomba që shkatërron tunele e fortifikime nëntokësore
Publik News

SHBA teston “Penetrator” / Bomba që shkatërron tunele e fortifikime nëntokësore

Flota Ajrore ushtarake amerikane testoi me sukses hedhjen e bombës 2.5 tonëshe, GB-72 Advanced 5K Penetrator, e aftë që të shkatërrojë tunele e fortifikime nëntokësore, që nga bazat e raketave balistike, deri te fabrikat e prodhimit të armëve bërthamore.

Sipas njoftimit të autoriteteve, Bomba u hodh nga në lartësi prej 10,6 kilometrash duke përdorur avionin luftarak F-15E. Testimet u kryen pranë bazës së forcave ajrore Eglin në Florida dhe kjo është hera e parë që ushtria amerikane kreu një testim të tillë me bombën masive prej 2.5 tonësh, duke e transportuar atë me një avion luftarak të modifikuar dhe jo një avion bombardues.

1

Avioni luftarak i modifikuar, sipas ekspertëve, jep mundësi manovrimi më të mira dhe opsionin e ngritjes së tij nga anijet aeroplanmbajtëse.

Bomba GPU-72 5K Penetrator është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të përqëndrojë forcën e saj goditëse e shpërthyese në tokë, apo sipërfaqen që godit dhe jo të përhapet në ajër. Përmes kësaj goditjeje ajo është në gjendje që të shkatërrojë objektiva të vendosur deri në 200 metra thellësi në tokë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.