E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA u refuzon vizën, Adriatik Lalla dhe disa drejtues të prokurorive në qarqet kryesore vizitojnë Kinën
Uncategorized

SHBA u refuzon vizën, Adriatik Lalla dhe disa drejtues të prokurorive në qarqet kryesore vizitojnë Kinën

Ndërsa SHBA refuzon hyrjen e Adriatik Llallës në territorin e saj, kreu i Prokurorisë Shqiptare e kompenson këtë mungesë me një vizitë në anën tjetër të globit: Në Kinë. Në krye të një delegacioni në përbërje të të cilit janë dhe drejtues prokurorie që u është refuzuar viza nga SHBA, kreu i akuzës në Shqipëri Lalla ka zhvilluar një vizitë në Kinë. Duke i ardhur me “krahëmarrje” SHBA-së. Ndonëse Kina qeveriset nga një parti e vetme, PK e Kinës dhe pak përvojë mund të merret për Prokurorinë në këtë vend, kjo nuk e ka penguar Llallën që në krye të këtij delegacioni me drejtues prokurorie të refuzuar nga SHBA të bëjë këtë vizitë.

Më konkretisht, kryeprokurori Adriatik Llalla, kreu i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha, Drejtorja e Marrëdhënieve me Jashtë, njëkohësisht edhe drejtuese e Sektorit të “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi, Dritan Gina drejtues në Prokurorinë e Elbasanit dhe njëherësh bashkëshorti i Rovena Gashit dhe kreu i prokurorisë së Durrësit Agron Gjana, edhe kz i refuyuar nga amerikanët kanë zhvilluar një vizitë në Kinë.

Ende mbetet mister statusi i kësaj vizite, motivi i saj, nëse ka qënë vizitë private, bizenesi apo në kuadër të marrëdhënieve të Prokurisë me njësitë homologe në vende të tjera. Ajo që mbetet është fakti se paratë për këtë vizitë, padyshim që do të paguhen nga organi i akuzës, pasi nuk nxjerrin lekë nga xhepi përfaqësuesit e drejtësisë shqiptare, janë mësuar vetëm të marrin lekë. Thuhet se janë në vizitë në pjesën verilindore të Kinës, pikërisht aty ku ndahet kufiri me Korenë e Veriut. Nuk besojmë se do të shkojnë andej, pasi kanë vështirë ti fusin lekët në punë, por mund të shërbejnë si ‘thyers’ embargoje me Korenë e Veriut, tani që sanksionet e OKB pas provave bërthamore të Phenianit janë shtrënguar shumë. Dollarë dhe euro kanë pafund, ndoshta shërben kjo vizitë për ndonjë biznes në të dy anët e kufirit Kino-Koreanoverior. Gjithsesi ndoshta ky ka qënë një ngushëllim për këtë ekip prokurorësh. Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur Kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe familjen e tij si të padëshiruar në këtë vend. Për pasojë i kanë revokuar vizën Llallës dhe bashkëshortes së tij, pa përjashtuar dhe fëmijët kohë më parë. Arësyeja e dhënë nga Ambasada amerikane ka qënë standard: Për moszbatim të rregullave. Por qëndrimi amerikan ka qënë i qartë, pasi Llalla dyshohej se do të kërkonte azil në SHBA bashkë me familjen, madje tentoi që përmes lindjes së fëmijës në këtë vend të përfitonte dhe shtetësinë amerikane. Dhe bashkë me Llallën revokim vize ambasada e SHBA ka bërë dhe për Drejtoren të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, njëkohësisht edhe drejtuese e Sektorit të “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi. Pavarësisht se sipas Prokurorisë së Përgjithshme është i vetmi prokuror magjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme, ka mbajtur qëndrime thellësisht profesionale sa i përket paketës ligjore të Reformës në Drejtësi, si edhe ka shprehur opinione për disa problematika në prani të Ambasadorit Amerikan në Tiranë, si edhe ekspertëve të tjerë vendas dhe të huaj.

Ndërkohë që Llalla është ankuar se Ambasada e SHBA në Tiranë teksa ka anulluar vizën diplomatike të tij dhe e bashkëshortes së tij, ka vepruar tërësisht në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit, ka shërbyer një udhëtim për arsye shëndetësore në SHBA, i bashkëshortes së Prokurorit të Përgjithshëm. Madje Prokuroria e Përgjithshme, e quajti këtë veprim të Ambasadorit Lu, vijim i sjelljeve shantazhuese që ai ka prezantuar ndaj institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme. Por në rrjetën zbatimit të ligjit nga ana e SHBA ka rënë dhe Kreu Prokurorisë në Durrës, Agron Gjana. I cili ka qenë pjesë e delegacionit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla që do të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk ia arriti. Gjanës iu refuzua viza pas aplikimit në ambasadë. Ambasada nuk ka dhënë shpjegime për rastin në fjalë. Ka qënë vetë Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ai që ka zbuluar të vërtetën e refuzimit të vizës nga ana e Ambasadës Amerikane për kryeprokurorin e Durrësit, Agron Gjanën. Sipas Llallës, Agron Gjanës nuk iu dha viza për në Shtetet e Bashkuara për shkak se “nuk besonin se do të kthehej më në Shqipëri”. Akoma më keq kjo. Dhe gjithë ky grup, ka vizituar Kinën./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.