E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA uron Presidentin për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë! Biden: Partneriteti ynë ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal
Publik News

SHBA uron Presidentin për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë! Biden: Partneriteti ynë ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar Presidentin Bajram Begaj për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Presidenti Joe Biden thotë se partneriteti i SHBA-së me Shqipërinë ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka forcuar sigurinë globale.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, Shqipëria vazhdon të jetë një lider humanitar, duke siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera vurnerabël.

Mesazhi i Presidentit Joe Biden për homologun shqiptar, Bajram Begajn

Ky vit shënon 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona – një partneritet që ka uar përpara prosperitetin dypalësh, ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka forcuar sigurinë globale. Si aleatë të NATO-s, vendet tona kanë bashkëpunuar gjithashtu për ta mbajtur Aleancën të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Dhe përballë luftës së padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ne kemi punuar së bashku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur popullin ukrainas, duke e konsideruar Rusinë përgjegjëse për agresionin. Shqipëria vazhdon të jetë një lider humanitar, duke siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera vulnerabël.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërsa fillojmë shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, pres me padurim të thellojmë partneritetin tonë edhe më tej, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e sigurisë energjetike në të gjithë Evropën dhe forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.