E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHÇBA arreston shefin e Zyrës së Kërkimit “Fast Albania”
Lajme

SHÇBA arreston shefin e Zyrës së Kërkimit “Fast Albania”

Akuzohet për “shpërdorim detyre”, “kallëzim të rremë” dhe “mashtrim”

SHÇBA ka arrestuar një tjetër efektiv të Njësisë “FAST Albania” në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Efektivi 46-vjeçar, me detyrë shef i Zyrës së Kërkimit në “Fast Albania” është arrestuar për Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

Kujtojmë që më herët ka rënë në pranga shtetasi Sokol Fana, i cili i kërkoi 7 mijë euro Klodian Hajdërllit, në mënyrë që të mos e arrestonte për llogari të drejtësisë italiane.

NJOFTIMI

Tiranë- Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ekzekutoi vendimin penal nr. 1016 të Gjykatës pranë Shkallës së Parë Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për Komisarin F.A., me detyrë Shef i Zyrës së Kërkimit “Fast Albania” pranë Drejtorisë Operacionale në DPPSH.

Vendimi i Gjykatës së Rrethit Elbasan për masën e sigurimit ndaj 46-vjeçarit u mor në kuadër të thellimit të hetimeve të kryera nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan, në funksion të procedimit penal Nr 1693/2021 për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Kallëzim i rremë” dhe “Mashtrim”.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Elbasan ka arrestuar më parë në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës edhe punonjësin e policisë Inspektor S.F., pjesë e strukturës operacionale të “Fast Albania” dhe shtetasin K.H., person me precedent penalë dhe kriminalë në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Veprimet dhe aktet proceduriale të përpiluara u vunë në dispozicion të Prokurorisë Elbasan. Hetimet vazhdojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.