E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHÇBA godet një grup kriminal, 5 të arrestuar, mes tyre 1 polic
Lajme

SHÇBA godet një grup kriminal, 5 të arrestuar, mes tyre 1 polic

Pas një hetimi me metoda speciale, Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA) arrestoi në flagrancë 1 punonjës policie dhe 4 shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar 19 shtetas të huaj për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

SHÇBA finalizoi goditjen ndaj këtij grupi, në hyrje të qytetit të Pogradecit rreth orës 23:50, të datës 9 maj 2019. Shërbimet ndaluan 19 shtetas të huaj, me shtetësi kurdë dhe sirianë, të cilët po transportoheshin drejt Tiranës me mjete që drejtoheshin nga shtetasit shqiptarë E.A. dhe T.H

Shtetasit e huaj kanë hyrë nga kufiri i gjelbër në zonën e Devollit dhe në afërsi të fshatit Trestenik janë marrë me makina nga shtetasit E.A. dhe T.H. Punonjësi i Policisë, J.Z. (trup shërbimi në Komisariatin e Elbasanit) dyshohet se kishte rolin e kontrolluesit të rrugës. Shtetasit M.A. dhe K.M. ishin shoqërues.

Në këtë aksion të SHÇBA-së u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 automjete, aparate celularë dhe 120.000 lekë. Mbi shtetasit e arrestuar është ngritur akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu SHÇBA po vijon ndjekjen penale në gjendje të lirë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, për Shefin e Stacionit dhe 2 punonjës të Patrullës të Kontrollit të Kufirit të gjelbër, për mos-përmbushje të detyrës.

SHÇBA fton këdo që ka informacion për paligjshmëri apo abuzim nga punonjës të Policisë, të denoncojnë falas në numrin 0800 90 90, në kushte anonimati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.