E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shefa policie ordinerë”, Rama përjashton live deputetin e PS që protestoi kundër policisë
Politikë

“Shefa policie ordinerë”, Rama përjashton live deputetin e PS që protestoi kundër policisë

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja a PS, ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin e Kurbinit i cili doli kundër policisë, për shkak të vrasjeve të ndodhura në këtë qytet.

Rama tha se ka bërë mirë që nuk ka ardhur këtë në mbledhjen e sotme, pasi ka bërë gabime të mëdha dhe ka bërë shantazhe kundër policisë.

“Nuk e pashë dhe ka bërë shumë mirë që s’ka ardhur deputeti i Kurbinit që duhet të përjashtohet nga PS. Nuk ka bërë asnjë punë por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet për të vënë shefa policie në Kubrin. Dhe bën një deklaratë pocaqi aty, nuk duhet të jetë më në PS.

Duhet të jetë mësim për deputetet për të ndarë njëherë e mirë punën nga futja e hundëve nga ndërtimi i shtetit. Se faturat e hajdutëve në hipoteka që janë futur me mbështetje politike dhe farefisnorë nuk i marrin ata që ndërhyjnë por i merr PS”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.