E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefi i policisë që u arrestua si i dehur pas aksidentit: Kërkoj drejtësi…
Lajme

Shefi i policisë që u arrestua si i dehur pas aksidentit: Kërkoj drejtësi…

Disa ditë më parë, shefi i policisë së Patosit, Flamur Veliu, u vu në pranga pasi siç u tha në media, u përfshi në një aksident automobilistik dhe kishte qenë automjeti i tij ai që kishte përplasur disa automjete të tjera.

Mirëpo, veç kësaj, ditën e diel, kur u arrestua, Veliut i është bërë testi dhe ka rezultuar se ka qenë nën efektin e alkoolit.

Vetë shefi i policisë, një ditë pasi është lënë i lirë nga gjykata, ka sqaruar se komunikata e lëshuar për mediat nuk ka qenë aspak e vërtetë dhe jo vetëm që nuk ka qenë nën efektin e alkoolit, por makina e tij nuk është përplasur, por vetëm fërkuar me një automjet tjetër.

Në një komunikim me Report Tv, Flamur Veliu shprehet:

Kërkoj të vendoset drejtësia. Nuk jam përfshirë në aksident, makina që drejtoja thjesht është fërkuar me një automjet tjetër.
Nuk kam qenë i dehur. Testi i alkoolit është bërë disa orë pas ngjarjes.  Jam lënë i lirë pas fërkimit të mjeteve, më pas jam shoqëruar në komisariat ku më është bërë testi i alkoolit, në shkelje ligjore.
Dua të vendos dinjitetin në vend dhe ia lë në dorë drejtësisë. I sugjeroj ShÇBA-së të mos merret me gjëra të vogla, por të hetojë korrupsionin me njerëzit që vjedhin e kanë vënë pasuri.
Unë kam qenë shef komisariati dhe jetoj në një shtëpi 70 m2. Ata që kanë qenë në vendin tim sot janë bërë milionerë. Kanë vila dhe biznese”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.