E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefi sektorit kundër narkotikëve vendosi 20 mijë euro gjobë, detaje nga  dorëzimi i parave
Lajme

Shefi sektorit kundër narkotikëve vendosi 20 mijë euro gjobë, detaje nga dorëzimi i parave

Pronari i një lokali në Durrës “trokiti” në derën e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe denoncoi se shefi i sektorit kundër narkotikëve Gazmir Preci në Durrës i kishte vënë “gjobë”. Sipas denoncuesit, zyrtari i policisë e kishte thirrur ne zyrë dhe i kishte thënë se kishte probleme te lokali, pasi nuk kishte siguruar 3 vajza që punonin aty. Pas takimit në zyrë, ai iu tha zyrtarëve të AMP-së, se Preci i kishte dërguar një sekser, i cili i kishte kërkuar shumën prej 20 mijë eurosh, me qëllim që ta linte të punonte. Pasi mori denoncimin, AMP informoi SPAK dhe vendosën që të vëzhgonin zyrtarin e policisë. Prokurorja e cështjes, Enkeleida Millonai dha autorim që të bëhej dorëzimi i parave. Shuma prej 20 mijë eurosh iu dha me numër serie pronarit të lokalit. Ai e telefonoi Precin duke i thënë se nuk kishte nevojë për ndërmjetës, por do ta takonte vetë. Takimi vendoset në një local në Kinostudio dhe AMP pajis me pajisje regjistruese biznesmenin. Në momentin që Gazmir Preci ulet në tavolinë, pasi bëjnë pak minuta bisedë, biznesmeni I dorëzon paratë. Agjentët e AMP-së që po vëzhgonin takimin, ndërhynë dhe arrestuan shefin e antidrogës në Policinë e Durrësit. Ndaj Gazmir Precit rëndon akuza e korrupsionit dhe pritet të përballet me gjykatën e Posacme për masën e sigurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.