E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefja  e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR në zyrën e Bashës
Publik News

Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR në zyrën e Bashës

Shefja  e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek, u taku me kreun e PD Lulzim Basha.

Misioni i OSBE për vëzhgimin e zgjedhjeve po zhvillon një takim të parë me Bashën në PD pas 25 prillit.

takimi po zhvillohet në selinë blu dhe të pranishëm janë edhe përfaqësues të tjerë të PD si Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi.

Ky takim vjen në një kohë kur Rama ka shpallur fitoren e PS me 74 mandate  kurse opozita akuzon se në zgjedhje pati probleme.

Në raportin paraprak të OSBE-ODIHR thuhet se shqetësim ishte shpërdorimi i burimeve njerëzore, por edhe shit-blerja e votës.

“Pavarësisht një kuadri të zhvilluar ligjor që ekziston tashmë për ndalimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore, shumë figura publike vazhduan të bëjnë fushatë në kapacitetin e tyre zyrtar. Kjo, e kombinuar edhe me fillimin e disa projekteve të mëdha infrastrukturore të qeverisë para zgjedhjeve, i dha partisë në pushtet një avantazh të konsiderueshëm, thekson raporti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.