E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehbaz Sharif zgjidhet kryeministër i ri i Pakistanit
Lajme

Shehbaz Sharif zgjidhet kryeministër i ri i Pakistanit

Parlamenti i Pakistanit e ka zgjedhur të dielën Shehbaz Sharifin si kryeministrin e ri të shtetit.

Kjo është hera e tij e dytë që ai e fiton këtë pozitë.

Shehbaz, kandidat i përbashkët i të paktën gjashtë partive politike, ka siguruar 201 vota në Parlamentin me 336 ulëse.

“Shehbaz Sharif është shpallur kryeministri i ri i Pakistanit”, ka thënë kryetari i Parlamentit Sardar Ayaz Sadiq.

Kandidati i përkrahur prej ish-kryeministrit Imran Khan i ka siguruar 92 vota.

Një kandidati i duhen të paktën 169 vota për t’u zgjedhur kryeministër.

Shehbaz Sharif është udhëheqës i partisë Pakistan Muslim League-Nawaz (PML-N) dhe është vëllai i vogël i ish-kryeministrit Nawaz Sharif./ REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.