E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehi i revoltuar me kolegët që e trathtuan: : Unë doja të mundnim Ramën, këta e kanë mendjen veç tek mandati i deputetit
Lajme

Shehi i revoltuar me kolegët që e trathtuan: : Unë doja të mundnim Ramën, këta e kanë mendjen veç tek mandati i deputetit

“Mua më kanë tradhtuar kolegët e mi opozitarë”.

Kështu është shprehur Dashamir Shehi në A2 CNN, duke iu referuar marrëveshjes PS-PD për listat e deputetëve.

Sipas Shehit, këta “janë njerëz që nuk kanë dëshirë të vijë opozita në pushtet, por ëndrra e tyre mbaron deri te mandati i deputetit”.

“Unë doja të bëja një gjë më tepër, bashkë me shumë kolegë të tjerë. Doja të mundnim Edi Ramën, të mundnim këtë qeveri që ka 12 vite që dhunon Shqipërinë… Këta donin të merrnin mandatin e deputetit. Do ta gëzojnë”, tha Shehi.

“Propozimi im ishte që t’i zgjeronim zonat elektorale, me 4 zona. Por, jo 12 sepse nuk jemi Kina. Tallen me rajonet. Pastaj, hape listën”, shtoi Shehi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.