E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehi: Nëse fiton Berisha, nuk është ndryshim por përsëritje
Lajme

Shehi: Nëse fiton Berisha, nuk është ndryshim por përsëritje

Dashamir Shehi, kandidat për deputet i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim”,  u shpreh se ikja nga pushteti i Ramës dhe ardhja e Berishës sërish në pushtet nuk është ndryshim, por përsëritje.

“Ndryshim është fjalë e madhe. Në fakt nuk duhet ndryshim, por duhet përmbysje. Duhet bërë një republikë tjetër, me ligj zgjedhor tjetër, me reformë tjetër administrative, me ligj për administratën publike, do marrë me themel. A do t’ia mbërrijmë kësaj pune, këtë nuk e di. Por ndryshim nga ana esenciale, e dukshme, e kapshme, do të jetë që të mos jenë këta njerëz dhe nga këtu fillon e mbarojnë shumica e fjalëve, por njerëzit i bëjnë këto. Nëse të hënën bie Edi Rama dhe vjen Sali Berisha nuk është ndonjë ndryshim i madh, se është përsëritje e treta herë. Më thuaj në cilën skemë, lloj filozofie u quaka ndryshim? Kjo është vetëmbyllja e dialektikës së politikës shqiptar, prandaj ajo ka përfundur këtu ku është.

Nëse nuk kapërcehet kjo punë, kjo nuk është ndryshim se janë të njëjtët njerëz, i njëjti mentalitet, bile do të përkeqësohet po ta krahasosh Berishën e parë me të dytë e të tretë, sigurisht që ka ardhur në përkeqësim. Berisha i parë besonte te demokracia, ky i dyti ka besuar te pushteti, ky i treti ka edhe ca halle të tjera në kurriz. 

Shtetin këta e kanë bërë. E ke parë si ndahen periudhat në Shqipëri, koha e Enver Hoxhës, koha e këtij, koha e atij. Sepse ne nuk na kanë qeverisur institucione, por njerëz, individë. Individi, më i miri në botë me qenë, gjithmonë është i gabueshëm, është i korruptueshëm kur rri ca kohë, i pëlqen pushteti absolut. Flasin në vetë të tretë, si të them unë: Ai Dashamir Shehi. Kemi mbërrit në një limit qesharakësh, por kam shpresë se një pjesë e këtyre të rinjve dhe ne të vjetërve, që hajde të ndryshojmë realisht. T’u bëjmë një thirrje qytetarëve”,tha Shehi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.