E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehi: Rama  për të pastruar paratë e veta do të mbajë vetëm 5%
Publik News

Shehi: Rama për të pastruar paratë e veta do të mbajë vetëm 5%

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi, ka folur për situatën e krijuar në vend ka koronavirusi, si dhe nuk ka lënë pa akuzuar kryeministrin Rama se po e përdor Amnistinë Fiskale për të pastruar paratë e tij.

Ai është shprehur se kjo qeveri nuk ka marrë masat e duhura, ndërsa thekson se janë lënë në harresë shumë probleme të tjera dhe shëndetësia është fokusuar vetëm te koronavirusi.

“Qeveritë nuk bëhen të mira apo të këqija në kohë karantine.
Kjo qeveri ka 7 vite dhe nuk ka qenë nevoja e karantinës për të parë se kush janë, sa të zotë dhe të paangazhuar.

Nuk kam pritur gjëra të jashtëzakonshme nga qeveria. Investimet në shëndetësi nuk po japin rezultatin e duhur Janë hapur fasoneritë, u kthyen në vatra infeksioni. Kjo qeveri ka hapur frikë e panik te qytetarët.
Rama thotë se paratë e krimit i kemi përjashtuar me ligj, por kështu ka qenë gjithmonë, ti i mbyll derën dhe hyjnë nga penxherja.  Ku qenkan ata emigrantë që do dorëzokan milionat. Një biznes çdo vit 35-40% ia ka paguar shtetit. Ky për të pastruar paratë e veta do të mbajë vetëm 5%. Në vend që të mendojë se si mund të dalim nga kriza, ky noton në ujëra të pista”, tha Shehi.

Shehi është shprehur se duhet të ndërhyhet në turizëm dhe bujqësi, që i shikon si dy sektorët që mund ta nxjerrin Shqipërinë nga kriza, sidomos në këtë situatë.

“Ka para të mjaftueshme dhe duhet të ndërhyjë në dy sektorë. Bujqësi dhe turizëm dhe është momenti për të ndërhyrë.
Po harrohen shumë probleme. Kanë vdekur më shumë njerëz se nga koronavirusi. Vazhdojnë të vdesin me mijëra shqiptarë. 1 miliard-shi i zhurmshëm do 2 vite të disbursohet. Paratë që kanë ardhur për tërmetin të prishen me seriozitet.

Gjermanët kanë 9 shtretër për 1000 vetë, ne kemi 1.2 shtretër. Ne kemi bërë 5000 tampone pas 50 ditësh, fqinjët në Ballkan kanë shkuar 50 mijë.
Ne s’kemi bërë kurrgjë dhe merremi me numrat e vegjël. Bëj më shumë tampone dhe do të shohim se do të dalin më shumë të infektuar.
Mos të krijojmë shpëtimtarë kot, duhet të ndjekim rregullat e OBSH dhe eksperiencën italiane”, u shpreh Shehi për Fax News.

I pyetur edhe për sjelljen e opozitës gjatë kësaj kohe pandemie, Shehi tha se opozita ka mbajtur një qëndrim të drejtë , duke u shprehur se ka ardhur koha që “të zbresin në fushë” për t’ë ofruar alternativa për të ardhmen.

“Opozita ka mbajtur një qëndrim të drejtë. Kjo është opozita më e butë. Qëndrimi i është deleguar zotit Basha. Rama s’ka ça bën dhe merret me armiqtë, si bënte Enver Hoxha. Parlamenti është në limitet e karagjozllëkut. Ka ardhur momenti që opozita të zbresë në fushë, që ky vend të mos jetë në mëshirën e Edi Ramës. T’i themi shqiptarët që mund të marrim borxh por nga një shoqëri e ndershme. Opozita duhet të ofrojë alternativat për të ardhmen.”, u shpreh Shehi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.