Shemben 6 objekte e para në Astir
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKTM ka rinisur shembjen e objekteve në kuadër të ndërtimit të ‘Lotit 2’ të projektit të ‘Unazës së Re’ mëngjesin e sotëm.
Aksioni ka filluar në gjashtë të mëngjesit, dhe nga ajo orë e deri më tani janë shembur 6 objekte të cilat kanë qenë 1, 2, 3 katshëshe.
Ndërkaq bëjmë me dije se sot gjithsej pritet që të shemben 20-30 objekte, të paralajmëruara më herët nga IKMT.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen mbi 300 punonjës policie, dhe disa mjete zjarrëfikëse dhe autoambulanca.
FNSH dhe forcat ‘Shqiponja’ kanë zbarkuar te rrethrotullimi në hyrje të Tiranës i njohur si ‘Shqiponja’, ku po mbajnë në kontroll situatën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



