Shembja e pallatit me 130 kg eksploziv në Durrës, plagoset një efektiv i ushtrisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, gjatë shembjes së pallatit 14-katësh.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se është plagosur një efektiv i ushtrisë. Ai është dërguar në spital me urgjencë, për të marrë ndihmën mjekësore.
Nuk dihet ende se cila është gjendja e tij shëndetësore dhe cilat kanë qenë rrethanat e ngjarjes.
Specialistët EOD të Batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetese në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) bënë të mundur shembjen e pallatit 12 katësh, ne lagjen nr 17 të bashkisë Durrës, të demtuar nga tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar. Ky është konsideruar një nga operacionet me të veshtira deri tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertet e batalionit te xhenios. Procesi ka filluar që në muajin korrik 2020 dhe u finalizua pasditen e kesaj te shtune. Për realizimin e ketij operacioni u përdor një sasi e konsiderueshme lënde plasëse, mjete transporti dhe 39 specialistë të batalionit të xhenios. Gjatë operacionit nuk pati probleme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



