E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shembja e Teatrit, firmat e turpit dhe kurthi i Parisë!
OP-ED

Shembja e Teatrit, firmat e turpit dhe kurthi i Parisë!

Halli i shqiptarit mbaron tek fundi i gardhit te tij prandaj dhe ne jemi prej shoqërive që e kanë shumë te vështirë organizimin. Kjo është një nga arsyet përse pas derës se një shtëpie sterile fillojnë menjëherë plehërat. Kjo nuk ndodh rastësisht por është e investuar fort. Shqiptarët kanë qenë historikisht të rrethuar nga popuj që kanë synuar zhdukjen e tyre. Ata janë qeverisur prej regjimeve totalitare të investuara po nga të huajt dhe ndaj janë edhe sot si një fëmijë i vogël që është rrahur historikisht. Kur ua ngre dorën per t’ia përkëdhelur koken trembet sepse kujton se po e rreh. Per këtë ata kanë vendosur që mirësinë e tyre ta mbajnë vetëm brenda shtëpise së tyre sepse deri tek pragu i derës besojnë.

Ne duhet te gjejmë energjite si shoqëri per ta tejkaluar këtë shok psikologjik te akumuluar ndër shekuj sepse nese nuk organizohemi nuk ia dalim dot. Kemi elita politike dhe ekonomike te korruptuara dhe pa asnjë formim kulturor dhe ky është nje rrezik i madh. Ata mund t’i përballojmë vetëm duke i organizuar vlerat dhe duke goditur të keqen e madhe të gjithë bashkë.

I patë aktorët që firmosën për të shembur Teatrin?! A e patë si u shitën aq shpejt?! A e patë si ranë tek sytë e popullit dhe rrënuan në një minutë atë që e ndërtuan për një jetë?!

A e patë atë shkresë të neveritshme të shkruar aq shëmtuar?! Kujtoni se është e lehtë per ata?! Jo nuk është e lehtë por ata e kanë bërë këtë sepse besojnë fuqimisht se ne jemi te gjithë i njëjti llum e njëjta baltë. Ata mendojnë se edhe ju po t’ju ishte dhënë një dorë para do të bënit njëlloj si ata. Edhe pse kritikat nuk duhen ndalur, ne duhet të ndalemi se menduari se jemi njerëz të poshtër të gjithë dhe nuk bëhemi më sepse me kalimin e kohës ne kemi filluar ta besojmë këtë.

Mos e pranoni kurrë këtë. Eshtë kurthi i Parisë. Paria mafioze nuk synon vetëm të shembë Teatrin dhe ta zëvëndësojë atë me kulla. Ky është një iluzion. Paria mafioze e Tiranës synon ta shembë Teatrin dhe tek rrënojat e tij të shembë edhe të “medhenjtë” që kishit memorizuar tek mendjet tuaja. Ua bleu firmat për një kafshate buke per t’ju dhene mesazh se ata ju komandojne dhe ju perdhunojne si te duan dhe kur te duan vete. Ua blene ata qe i shihnit si te medhenj sepse synojnë të përdhunojnë dhe të rrënojnë sistemin tuaj të vlerave. Synojnë t’ju thonë që ju jeni popull i poshtër dhe nuk keni për t’u bërë më. Synojne t’ju thone: “Me të medhenjte tuaj (artiste) ua bleme per pese leke, imagjinoni ç’vlerë keni ju skllevërit e tjerë. Mos bini në kurthin e tyre sepse kjo gracka e parisë. Çdo dele varet nga këmbët e veta dhe ata që e dorëzuan shpirtin tek mafia për një grusht me dollarë, nuk kanë ç’ti dorëzojnë dheut, kur shpirti t’u dalë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.