E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shembja e Teatrit, flet Romana Vlahutin: Dëgjoni qytetarët, është e rëndësishme që…
Publik News

Shembja e Teatrit, flet Romana Vlahutin: Dëgjoni qytetarët, është e rëndësishme që…

Ambasadorja e BE-së në largim, Romana Vlahutin, ka komentuar debatin e fundit për Teatrin Kombëtar.

Deklarata është bërë pas një takimi që Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim kanë organizuar nw Fier ku ka marr startin KE BUONO, një ndërmarrje sociale e themeluar nga dy organizata të shoqërisë civile në Fier, ENGIM dhe MURIALDO, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian përmes projektit CAUSE – Pasuritë e Konfiskuara të Përdorura për Eksperimentimin Social zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Nga Fieri, ajo ka këshilluar drejtuesit e shtetit të flasin dhe të dëgjojnë qytetarët e tyre rreth kësaj çështje në mënyrë që të ketë një vendimarrje në përfitim të tyre.

1526221205_vlahutin

“Këshilla ime do të ishte: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale duhen dëgjuar qytetarët”, tha ambasadorja e BE.

Ambasadorja tha se ka marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje.

“Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore.Përgjigjia jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët”, shtoi më tej ajo.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.