E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shembja e Teatrit/ Partia e Socialistëve Evropianë: Çështja të mos shfrytëzohet për qëllime politike,  ndërtesa ishte e  rrezikshme
Publik News

Shembja e Teatrit/ Partia e Socialistëve Evropianë: Çështja të mos shfrytëzohet për qëllime politike, ndërtesa ishte e rrezikshme

PES (Partia e Socialisteve Evropiane), teksa thote se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në Tiranë për çështjen e Teatrit Kombëtar, apelon se kjo nuk duhet te shfrytezohet per qellime politike. godina e shembur e teatrit kombetar

Ne nje deklarate te bere, PES, shkruan se “Vendimi mbi fatin e kësaj ndërtese problematike ka qëndruar në duart e qeverive shqiptare për 22 vjet. Qeveria aktuale socialiste e Edi Ramës ka marrë përgjegjësinë dhe ka vepruar”.

Me tej, PES thekson se “është informuar se ndërtesa konsiderohej e rrezikshme nga ekspertët e sigurisë. Planet për ndërtimin e një teatri të ri modern janë në lëvizje, pas një seri konsultimesh publike dhe transparente”
Presidenti i PES Sergei Stanishev tha:

“Përdorimi i ceshtjes rreth ndërtesës së Teatrit Kombëtar, një pronë e bashkisë në Tiranë, për të përhapur ndarjen dhe polemikat midis qytetarëve shqiptarë është thellësisht shqetësuese. Kohët e fundit Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian, të cilin ne e mbështesim plotësisht. Përpjekjet e disa forcave politike për të shfrytëzuar këtë rast dhe për të inkurajuar përshkallëzimin e tensioneve nuk do të sjellin mirë as për artistët në Shqipëri, as për qytetarët”.

Në lidhje me të drejtat e qytetarëve për të demonstruar PES, kundërshton të gjitha nxitjet për të pushtuar prona publike dhe sabotim të punëve publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.