E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shembjet e 317 godinave, Basha: Tronditëse! Rama-Veliaj e nisën me Teatrin, përfunduan tek pragjet e shtëpive!
Politikë

Shembjet e 317 godinave, Basha: Tronditëse! Rama-Veliaj e nisën me Teatrin, përfunduan tek pragjet e shtëpive!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha dha një deklaratë pas takimit që pati me banorët e Unazës së Re që do t’u shemben shtëpitë nga qeveria.”E kemi paralajmëruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar”, tha Basha.

Pasi ia dha fjalën një fëmije në ankth për familjen e tij dhe të ardhmen, kreu i opozitës tha:

“Të jeni të sigurtë se ajo që kam dëgjuar brenda (në takim) është edhe më tronditëse se ajo që panë shqiptarët. Ka një detaj pak ndryshe nga ç’tha Klevisi: nuk ka ligj për shembjen e këtyre shtëpive, por u kanë çuar një njoftim dhe u kanë vënë kryqin me bojë tek dera.

Nuk ka asnjë njoftim që këtyre familjeve t’u jepet kohë , të gjithë janë në gjendje terrori psikologjik: “Ikni se do t’u shembim shtëpitë!”

Kjo është gjendja ku ka rënë shteti shqiptar, ku asgjë nuk respektohet. Pse? Se Rama dhe Veliaj kanë një projekt që të pastrojnë paratë e drogës dhe të ndërtojnë shumëkatëshe në këtë zonë.

Duan t’i largojnë këta njerëz pa u dhënë asgjë dëmshpërblim për të pasuruar një grusht loligarkësh. E kam paralajëmruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar.

Mbështesni me protestën tuaj të drejtën e këtyre familjarëve. Mbroni veten tuaj kundër kësaj të keqeje që po ndodh këtu!”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.