E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shembjet në Shkozë vazhdojnë pavarësisht protestave të banorëve (Foto)
Uncategorized

Shembjet në Shkozë vazhdojnë pavarësisht protestave të banorëve (Foto)

IKMT vazhdoi të mërkurën shembjet e shtëpive në Shkozë, pavarësisht protestave nga banorët e zonës që e kanë konsideruar procesin si të njëanshëm dhe refuzojnë të pranojnë ofertat e bashkisë Tiranë.
Shembjet e 153 shtëpive të banorëve të Shkozës, të cilët preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës vazhduan edhe të mërkurën.
Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit goditën disa shtëpi në pjesën e poshtme të urës, ndërsa oficerët e policisë së shtetit kishin rrethuar zonën duke ndaluar çdo lëvizje.
Prej pesë ditësh, një pjesë e banorëve të Shkozës, të cilët i kanë ndërtuar shtëpitë në vitet ’90 por nuk u janë legalizuar, janë ngritur në protestë për të kundërshtuar procesin si jotransparent dhe kanë hedhur poshtë ofertat e bashkisë për kreditë të butë dhe bonus strehimi. Ata kanë kërkuar vlerësim dhe kompensim të shtëpive të tyre.
Protestuesit  thonë  se shumica e shtëpive në zonë janë ndërtuar para viteve ’90 dhe se askush përgjatë viteve nuk i kishte informuar për projektet infrastrukturore. Ata pretendojnë se janë lënë qëllimisht jashtë procesit të legalizimit për t’u përjashtuar më pas nga programet e kompensimit të qeverisë.
Unaza e Madhe e Tiranës, një projekt prej disa dekadash llogaritet se kalon nëpër 22 kilometra të jashtme të kryeqytetit duke nisur nga Dogana, drejt Shkollës Teknologjike, Komunës së Parisit, Liqenit Artificial, atij të Farkës, Shkozë, Babrru, Bregu i Lumit dhe Kthesa e Kamzës.
Në vitin 2016, banorët e Selitës dolën gjithashtu në protestë kundër shembjeve të shtëpive të tyre, duke hedhur të njëjtat akuza ndaj institucioneve për mungesë transparence dhe kompensim të padrejtë.

Banorët e një shtëpie të shembur në Shkozë. 20 shtator 2017

Një fadromë e IKMT vazhdon shembjet e shtëpive në Shkozë. 20 shtator 2017.

Policia ka ndaluar hyrjen në zonën e shembjeve, ku banorët protestojnë për

kompensim të drejtë në Shkozë. 20 shtator 2017.

Fadroma e IKMT në urën e Shkozës, duke kaluar në anën tjetër për të shembur një shtëpi.

Një banor i Shkozës vështron policinë, e cila ka izoluar zonën duke ndaluar

hyrjet në pjesën e shembjeve të shtëpive.

Disa banorë të Shkozës po transportojnë materialet e shtëpisë, projektuar për t’u shembur.

Dy burra po transportojnë tjegullat e një shtëpie të projektuar për t’u shembur.

Një banore e Shkozës vështron policinë, e cila ka izoluar zonën duke ndaluar

hyrjet në pjesën e shembjeve të shtëpive.

Zona përgjatë të cilës do të kalojë projekti i Unazës së Madhe.

Banorët shohin shembjen e një shtëpie në Shkozë për t’i hapur rrugë Unazës së Madhe të Tiranës.

Dy burra po transportojnë tjegullat e një shtëpie të projektuar për t’u shembur.

Një shtëpi e shembur në Shkozë, ku ish-pronarët po mbledhin materialet e fundit.

Një urë në Shkozë ku IKMT po shemb shtëpitë për t’i hapur rrugën Unazës së Madhe.

Një banor i Shkozës po mbledh frutat e fundit nga pemët e

kopshtit të shtëpisë së tij, projektuar për t’u shembur nga IKMT.

Inspektorët e IKMT në zonën e shembjeve. 20 shtator 2017.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.