E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shengjin/Vajzat kosovare  shpëtohen nga rojat bregdetare nga mbytja
Publik News

Shengjin/Vajzat kosovare shpëtohen nga rojat bregdetare nga mbytja

Dy adoleshente nga Kosova kanë qenë me fat pasi janë shpëtuar nga mbytja në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë.

Vajzat 14 dhe 15 vjeçare janë shpëtuar nga rojat bregdetare në zonë.

Ngjarja ndodhi kur një grup të rinjsh po lundronin me varkë dhe nga numri i lartë i personave varka u përmbys jashtë zonës së sigurisë për notim.

Edhe pse në distance të largët vrojtuese Lucjano Marku arriti ti rikuperonte në kohë të dy vajzat që nuk dinin te notonin dhe ti nxirrte në breg duke rrezikuar jetën e tij, shkruan OraNews.

Ai tregoi se gjatë transportit të tyre kishte pire mjaft ujë duke u përpjekur që t’i mbante të dyja vajzat pa u fundosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.