E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor pa paga
Publik News

Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor pa paga

Janë më shumë se 4 mijë punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë (OSHKSH) që prej 6 ditësh nuk po marrin pagat. Punonjësit duhet të ishin paguar për punën e kryer, ashtu siç ka ndodhur prej kohësh, në ditën e parë të muajit, por kjo nuk ka ndodhur në muajin mars.

Kjo drejtori është në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, e drejtuar nga Ogerta Manastirliu, dhe është pikërisht ky dikaster përgjegjës për financimin e drejtorisë. Punonjësit e OSHKSH-së në Tiranë anohen se jo vetëm nuk kanë marrë në kohë rrogat, por nuk kanë ende asnjë informacion për një datë të mundshme se kur paratë do të kalojnë në llogaritë e tyre. Ata kërkojnë reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të bërë të mundur kalimin e rrogave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.