E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shërbimi sekret italian:”Shqiptarët grupe mafioze, udhëheqin drogën”
Lajme

Shërbimi sekret italian:”Shqiptarët grupe mafioze, udhëheqin drogën”

Raporti vjetori i vitit 2017 nga shërbimi sekret italian është depozituar në parlament.
Në raport thuhet se, shqiptarët janë një kërcënim i madh i sigurisë italiane, për sa i takon bandave të cilësuara si para-mafioze, të përfshira kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike. Shqiptarja.com shkruan se në gjetjet e këtij raporti rezulton se shqiptarët janë një kërcënim i madh i sigurisë italiane, për sa i takon bandave të cilësuara si para-mafioze, të përfshira kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike. Këto grupe përmenden edhe për krime si grabitjet, shfrytëzimin e prostitucionit dhe lidhjet me xhihadizmin terrorist.

Në këtë raport më konkretisht thuhet sa i takon tipareve të këtyre grupeve:

Nga ana e saj kriminaliteti i huaj në Itali – i përbërë mbitëgjitha nga grupe nigerianësh, rusofonësh, shqiptarësh, kinezësh dhe pakistanezësh po shfaq gjithnjëq e më shumë një vokacion të dyfishtë: i pari, banditesk, me banda të pritura kryesisht ndaj grabitjeve dhe shpërndarje droge; e dyta, para-mafioze, me grupe me një vokacion të theksuar kriminalo-sipërmarrës.

Për trafikun e drogës duket se shqiptarët kryesojnë.

Raporti thotë:Si rrjedhojë e rolit të dorës së parë të ushtruar në trafikun e lëndëve norakotike me prejardhje nga Ballkani, organizatat kriminale shqiptare janë ato që lidhin më shpesh marrëdhënie bashkëpunimi me organizatat kriminale italiane. Përballë një angazhimi në rritje në administrimin e rrugëve ndërkombëtare të kokainës dhe marijuanës, grupet shqiptare mbeten tejet aktive edhe në krimet e grabitjes dhe të shfrytëzimit të prostitucionit.

Një tjetër çështje është edhe ajo e emigrantëve, për të cilën ne raport evidentohet se gjate dy viteve te fundit, nga Shqipëria nuk është regjistruar mbërritja e tyre. Ky raport vjen në kohen kur vendi ynë është duke u përgatitur për të nënshkruar nje marrëveshje me Frontex për kontrollin e kufijve. Gjithashtu, mësohet se në 2017-n, 6 shqiptarë janë përjashtuar nga Itali, si të dyshuar për lidhjet e tyre me xhihadizmin terrorist.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.