Sherr dhe të shtëna armësh në Shkodër, Policia arreston 4 vetë dhe parandalon vrasjen
Policia e Shkodrës ka arritur të parandalojë përshkallëzimin e një konflikti të çastit, ku njëri prej personave ka qëlluar në ajër me pistoletë . Falë reagimit të shpejtë u arrestuan në flagrancë dy personat e përfshirë në konflikt si dhe dy shokët e tyre për moskallzim krimi.
Nga Policia Shkodër dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Enton Dushaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosje” dhe “Prishje e qetësisë publike”
Kristian Shkambi, 26 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal
Ardit Bajramaj, 27 vjeç, banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Eduart Bajramaj, 38 vjeç banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në një lokal, shtetasi Enton Dushaj është konfliktuar me shtetasin Eduart Bajramaj.
Dushaj, në largim e sipër ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, pistoletë.
Me marrjen e njoftimit, Policia ka reaguar në kohë, duke i kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt si dhe dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi, shokët e tyre).
Policia po vijon punën për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga shtetasi Enton Dushaj.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



