Sherr halabakësh me grushta në AKU-në e Tiranës
Një sherr ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09:00 në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, drejtoria Rajonale Tiranë. Drejtori Rajonal i Tiranës, Arbër Nuri është rrahur me grushta me inspektorin e Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, Aleksandër Dani.

Nuri u komandua nga Ministri Cuci si i besur i tij. Publik.live ka raportuar me pare se ne kete post ishte Sefer Sefa nje profesionist prej vitesh ne kete drejtori. Pezullimi i tij u be nga ministri i Cuci dhe vuri Arber Nurin qe sipas burimeve tona e ka te njohurin e tij.
Lidhjet nepotike në administratë janë bërë shkak i grushtave, kërcënimeve dhe sharjet në institucion. Shkak për ngjarjen është bërë ndarja e inspektimeve edhe për bashkëshorten e Danit, e cila është punonjëse e AKU për Tiranën.
Burimet sqarojnë se mes Arbër Nurit dhe bashkëshortes së Danit ka patur një konflikt verbal, që ka degraduar në një kërcënim nga ana e Nurit për të, ku ai i ka thënë se do ta heqë nga puna, sapo të kalojë në punësimin me Kod Pune. “Do të të flak si leckë jashtë dhe do të të të ****”, “i ka thënë drejtori vartëses, dhe kjo ka telefonuar menjëherë të shoqin, Aleksandrin, i cili gjithashtu punon në AKU. Sapo Dani ka shkuar në institucion ai është qëlluar me Nurin, dhe debate ka degraduar në grushta.
Dëshmitarë të sherrit sqaruan se e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet Dani i mavijosur nga rrahja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



