Sherr me armë zjarri në Elbasan, 25-vjeçari nxjerr pushkën për të eliminuar të riun
Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit mesditën e sotme.
Bëhet fjalë për Enea Ferushin, i cili ka kanosur me armë zjarri një 32-vjeçar me inicialet A.Sh.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll” në qytetin e Elbasanit.
Pasi ka parë policinë, 25-vjeçar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në tokë armën e zjarrit.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip “pushkë” dhe 7 fishekë.
NJOFTIMI I POLICISË
Nga veprimet e kryera nga Grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi Enea Verushi, 25 vjeç, banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuesi”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri , shtetasin A.Sh., 32 vjeç, banues, në Elbasan. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip “Pushkë”, dhe 7 fisheke. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” “Prishja e qetësisë publike”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” të parashikuar nga nenet 84, 274, dhe 278, të Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



