Sherr me thika mes adoleshentëve në Mamurras, humb jetën 13-vjeçari
Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mamurras të Lezhës ku një adoleshent ka humbur jetën.
Mësohet se 13-vjeçari është goditur disa herë me thikë.
Sipas informacione të para, bëhet e ditur se gjatë një sherri, A.S. është goditur me thikë. Ai u transportua në spital, por nuk mundi t’ju mbijetoje plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Ai është dërguar me urgjencë në spital ku nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra.
Deri tani thuhet se sherri erdhi mes dy adoleshentëve pas një grindje të momentit, ku njëri prej tyre ka goditur bashkëmoshatarin e tij.
Emrat e të miturve nuk bëhen të ditur ndërsa për autorin mësohet se është shoqëruar në komisariat.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



