E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr me thika midis tre familjeve ne  Kukës, plagoset një burrë dhe e bija
Publik News

Sherr me thika midis tre familjeve ne Kukës, plagoset një burrë dhe e bija

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti për motive pronësie ndërmjet 3 familjeve.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Policia ka marrë njoftim se në fshatin Zall-Lusen, kishte një konflikt mes 3 familjeve. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në vendngjarje. Falë reagimit në kohë dhe ndërhyrjes së shpejtë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L., 38 vjeç, R. L., 31 vjeç, (vëllezër), dhe D. L., 31 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen.

Shtetasit A. L., R. L., dhe A. L., vëllezër, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur Zall-Lusen, për motive pronësie, kanë goditur me mjete të forta, mjete prerëse dhe rrethanore shtetasin M. Ç., dhe vajzën e tij, shtetasen G. Ç., të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Të dëmtuarit kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, arrestimi i shtetasit D. C., u bë pasi për motive pronësie, ka goditur me mjete të forta dhe rrethanore shtetasin R. L.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.