E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr në qendër interneti, 38-vjeçari plagos me thikë adoleshentin
Publik News

Sherr në qendër interneti, 38-vjeçari plagos me thikë adoleshentin

Një sherr i rëndomtë në një qendër interneti në Ksamil ka çuar në plagosjen me thikë të një 17-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Policia ka identifikuar autorin e sulmit si 38-vjeçarin Emiliano Buzaj, që pas goditjes me thikë ndaj 17-vjeçarit me inicialet S.K. është larguar nga vendngjarja.

Fatmirësisht i riu është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë plagë vetëm në pjesën e kofshës.

Policia arrestoi autorin pak minuta më vonë, ndërsa mësohet se autori njihej në fshat si person problematik dhe përdorues droge.

Pas arrestimit, 38-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Materialet në lidhje me ngjarjen i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.