Sherr Ngjela-Kryemadhi: “Ti nuk e kupton politikën”, “Mbylle gojën, mos na bëj si avokat i madh”
Duke folur në emisionin politik Top Story, avokat Spartak Ngjela tensionoi debatin me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin. Sherri kaloi edhe në fyerje personale, teksa po diskutohej për zbatimin e kushtetutës për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohëshëm.
Ngjela: Kjo zonja nuk e kupton dot politikën. Ata që po drejtojnë reformën në drejtësi, janë më të zgjuar këta. Do tallemi, a do e vazhdojmë bisedën ne këtu! Nuk ka shkelje kushtetese, nuk jam Rama unë. E di unë ku e keni hallin ju!
Ngjela: Edhe Haxhi Lleshi e jepte votën, por nuk e kuptonte kushtetutën. Mos e zgjat shumë tani. Do ma heqësh nga linja këtë ti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



