E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr Rama-Bushati në kryeministri.Pritet dorëheqja e Bushatit
Politikë

Sherr Rama-Bushati në kryeministri.Pritet dorëheqja e Bushatit

Rama po shqyrton rrugët që gjithsesi ministrinë e Jashtme ta udhëheqë sërish Gent Cakaj si Zv.Ministra me atributet e ministrit.

Por ndryshe nga rasti i Sandër Lleshajt për të cilit pas mos dekretimit nga Meta, Rama deklaroi se ai do ta udhëhiqte ministrinë e Brendshme edhe si Zëvendës ministër, në këtë rast ka një problem të madh.

Ai e ka emrin Ditmir Bushati, i cili është i vetmi ministër i shkarkuar nga Rama, por ende i pa dekretuar në këtë largim nga presidenti.

Pikërisht në këtë situatë, Rama i ka kërkuar fillimisht me qetësi Bushatit që të japë dorëheqjen dhe më pas edhe e ka shantazhuar.

Situata brenda oborrit të Rilindjes vazhdon e tensionuar dhe ende nuk dihet se çfarë do të vendos të bëjë Ditmir Bushati, i cili është ende ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta, përmes një letre prej 5 faqesh ktheu sot dekretin për emërimin e Genti Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm.

Meta e niste letrën e tij për Ramën me një argument që lidhej me qendrimet personale që Gent Cakaj ka mbajtur në një emision në Klan Kosova lidhur me korrigjimin e kufijve të Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, qendrimin personal të Cakajt, Meta e ka përkthyer në argument institucional për të kthyer mbrapsh dekretin e emërimit të zv.ministrit aktual.

Kjo çështje ka futur në krizë marrëdhënien Rama-Meta jo vetëm në nivel personal por ç’është më e rëndësishme, në nivel institucional.

(Pjesë nga letra e Metës)

zona.jpg

Dhe kjo krizë, është më e thellë se rasti i emërimit të Sandër Lleshajt për të cilin Meta parashtroi një sërë kërkesash e më pas dha “dritën jeshile” të dekretit.

Në rastin e Lleshajt, Rama e emëroi atë si zv.ministër duke i kaluar të gjitha atributet e një ministri, ndërsa në rastin e Cakajt, ky i fundit është tashmë zv.ministër dhe ajo mund të ndodhë është largimi i Bushatit.

Ministri ende në detyrë, Ditmir Bushati mund të do të japë dorëheqjen (në kushtet kur Meta nuk dekreton shkarkimin) për t’i hapur rrugë Cakajt, emri i të cilit, më pas do t’i kalojë Parlamentit.

Në rast se Bushati nuk jep dorëheqjen, atëhere do të ishim në kushtet e një antikushtetueshmërie totale, që mund ta detyronte Ramën të merrte gjithashtu masa antikushtetuese që do ta çonin vendin drejt një skenari të paimagjinueshëm, larg demokracisë e ligjshmërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.